Politikë

Tritan Shehu pretendon se SPAK po e kthen Berishën në të burgosur politik - Dumani përplaset me deputetin e PD-së në Kuvend

Shkruar nga Liberale

Tritan Shehu pretendon se SPAK po e kthen Berishën në të burgosur

Ish-kryeministri Sali Berisha po mbahet padrejtësisht në arrest shtëpie, pretendoi deputeti Tritan Shehu teksa e akuzoi sot në Kuvend kreun e SPAK, Altin Dumanin se ka shkelur me “të katër këmbët” Kushtetutën.

Nga ana tjetër Dumani iu kundërpërgjigj se nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe se po lëshonte akuza të rënda drejt tij personalisht dhe ndaj Prokurorisë së Posaçme.

“Përse Berisha mbahet i izoluar? Përse po shkelet Kushtetuta, a nuk mendoni se cenoni cilësinë e Kuvendit? Kur një prokuror shkel ligjet del se me urdhër kujt bëhet? Me urdhër të kujt u bë? Të kryeministrit, të dikujt tjetër? Kush fshihet pas kësaj loje? Po shkelni parimet me të katër këmbët, a nuk gjykoni se bëheni pjesë e politikës, duke e kthyer Berishën në një të burgosur politik?” - tha Tritan Shehu.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, u përgiigj duke thënë se, “lidhur me rastin e parë edhe kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak, ju pretenduat dhe parashtruat se nuk shkaqe apo kushte për caktim mase sigurie, referojuni vendimit të gjykatës, ju thoni se nuk ka akuzë, por edhe vetë vendimi i gjykatës e ka bërë të qartë veprën penale. Lëshuar akuza të rënda drejt Spak dhe mua, nuk jam pjesë e politikës nuk kam asnjë lloj lidhje me politikën e kam ndërtuar jetën jashtë politikës, besoj që ka qenë një karrierë normale.”

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH