Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar në Madrid për të marrë pjesë në panairin e madh global të turizmit "Fitur Madrid".
Para pjesëmarrjes në këtë panair, Rama ka mbajtur një takim me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez. Takimi mes tyre u zhvillua në zyrën e Sanchezit në Madrid dhe u pasua nga një takim dypalësh mes dy delegacioneve.
Në delegacionin që shoqëronte Ramën ishin edhe disa kryetarë të bashkive të Shqipërisë. Në ditën e nesërme, Rama do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit "FITUR 24".
Ai do të prezantojë diversitetin e pasur të atraksioneve turistike të Shqipërisë, duke e bërë atë një destinacion unik për t'u vizituar dhe promovuar. Ceremoninë e hapjes do ta kryejë Mbreti i Spanjës, Felipe VI.