Politikë

Shtyhet gjyqi për Erion Veliajn/ Avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet

Shkruar nga Liberale

Shtyhet gjyqi për Erion Veliajn/ Avokatët kërkuan kohë

Seanca në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj do të shtyhet për në datën 23 prill.

Raportohet se prokurori i rastit, Ols Dado ka prezantuar veprimet hetimore të kryera, ndërsa avokatët e Veliajt kanë kërkuar kohë të njihen me aktet.

Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar paligjshmërisht fonde publike.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH