
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me thumbat dhe ironit ndaj Lulzim Bashës.
Gjatë prezantimit të kandidatëve të qarkut të Vlorës, kryesocialisti tha se Basha ka bërë një tram të suksesshëm në Tiranë, teksa shton se e kishte planin që të çonte deri në Durrës, por e zuri gjumi dhe e la.
Me nota ironi, Rama shpreson që mos të arrihet që të çohet Vlora në këmbë e të duan Lulin kryetar bashkie.
Rama: Duhet të biem dakord për një gjë, ju bëni shumë mirë që kërkoni sa më shumë. Për tramin, do të na duhej Luli. Ai ka bërë një tram të suksesshëm në Tiranë, me shpejtësi marramendëse, e kishte planin që të çonte deri në Durrës, por meqë e zuri gjumi e la. S’e dimë sa mund të bashkëpunojmë me të, por shpresoj mos të arrihet që të çohet Vlora në këmbë që duam Lulin kryetar bashkie.