Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.
Bëhet me dije se fokusi i këtij takimi ka qenë organizimi i fushatës në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Po ashtu mësohet se gjatë mbledhjes, është diskutuar edhe në lidhje me punë e bërë deri tani nga strukturat e Partisë Socialiste mbi votën e diasporës, dhe bindjen e e sa më shumë qytetarëve që jetojnë jashtë për të hedhur votën e tyre më 11 maj.
Kreu i qeverisë më herët ka zhvilluar mbledhje të kësaj natyre me drejtuesit politikë të PS, duke iu dhënë edhe porositë e tij mbi diasporën, që në këto zgjedhje duket se është bërë prioritet.