Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në dëgjesën e Grupit Parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka pas arrestimit të kryebashkiakur Erion Veliaj.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se fondet që i jepen ministrisë së Mbrojtjes dhe të Drejtësisë janë më të lartat, por sipas tij, hetuesit ende nuk kanë pajisje për të regjistruar personat që marrin në pyetje.
Rama: Si ka mundësi Ulsi, ministër i Drejtësisë dhe të gjithë ju njerëzit e drejtësisë këtu…që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar fonde…dy fonde janë në buxhetin e shtetit shqiptar që janë komplet jashtë gjithë trajektores normale, fondi i mbrojtjes dhe fondi i drejtësisë. Paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu. Fode që nuk janë parë kurrë në historinë e këtij shteti dhe këta ende nuk kanë mjetet për të regjistruar personat që marrin në pyetje. I mbajnë me orë të tëra dhe në fund i japin një copë letër.
Kam qenë dhe unë një herë atje. Unë flisja njëri shkruante më makinë daktilografike. Ku jemi këtu? Sa herë që dikush shkon te dhoma e hetuesve, i tregohen të drejtat dhe e dyta i shtypet regjistrimi. Kur futesh atje je në një Republikë tjetër? Kur futesh atje vetëm se ai është prokuror është më i lartë se ty kurse ti je një mish që mund të shqyhesh sipas oreksit të njërit dhe tjetrit? Ne duam luftë kundër korrupsionit, pa kompromis, por nuk jemi të gatshëm të pranojmë abuzimin me njerëzit, me të vërtetën, me standardet sepse ky është minimumi. Përndryshe themi mbrapa, dhe kur kam folur për Republikë prokurorësh këtë kam pasur parasysh. Këto janë shenja dhe duhen frenuar tani në bashkëpunim dhe me pozivion konstruktiv.