Politikë

"Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të vërë çadrën", Olta Xhaçka sqaron deklaratën: Doja të thoja që hoteli është rrëzë malit!

Shkruar nga Liberale

"Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të

Deklarata e ish-ministres Olta Xhaçka, mbrëmjen e djeshme në Top Story, lidhur me çështjen e investimit strategjik, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. 

"Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vërë çadrën aty”, kjo ishte fraza që deputetja socialiste tha mbrëmë teksa u pyet se përse bashkëshorti i saj është bërë investitor strategjik në Himarë.

Ndërkohë sot në intervistë për Report Tv, Xhaçka tha se fraza ishte nxjerrë nga konteksti me dashakeqësi.

"Nuk kam thënë po rrethojmë njerëzit nga mali. Nuk i kam parë komentet në rrjet. Por sërish është vazhdim i komenteve dashakeqe dhe fjalimeve të nxjerra nga konteksti. I kanë dhënë konotacion krahinor është dashakeqe. Doja të thoja që hoteli është në rrëzë të malit. Që ti japësh konotacione krahinore.

Absolutisht jo. Të gjithë ata që i njoh dhe të gjithë ata që kanë komentuar origjinën nuk e kanë më shumë se unë. Origjina ime është mbi 1330 metra mbi nivelin e detit. Këto janë vërtet qesharake. Më vjen keq që me dashakeqësi e nxjerrin nga konteksti" tha Xhaçka. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH