Politikë

Plan kombëtar për sigurinë gjatë sezonit/ Balla: Gati 6 stacionet shtesë të policisë!

Shkruar nga Liberale

Plan kombëtar për sigurinë gjatë sezonit/ Balla: Gati 6

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se ka nisur zbatimi i planit kombëtar “Safe Stay in Albania” për të garantuar një sezon turistik. I pranishëm në konferencën “Rrugë të sigurta, turizëm i sigurtë”, ministri tha:

“Ne presim të kemi rritje krahasimisht me vitin historik të 2023 deri në 40 përqind të vizitorëve të huaj. Ministria e Brendshme përmes policisë së shtetit, shërbimit zjarrfikës dhe shëptimit i ndërlidhur me këtë shërbim në të gjitha bashkitë e vendit. Kemi filluar zbatimin e  planit kombëtar “Safe Stay in Albania” për të garantuar nje sezon të sigurt për çdo pushues, për të rikonfirmuar edhe këtë vit certifikimin tonë si destinacion turistik me siguri mbresëlënëse.

Pozicioni gjeografik i ka bërë rrugët tona jo vetëm rrugë kombëtare por pothuajse të gjithë korridoret janë evropiane dhe kjo është një sfidë tjetër e shtuar sa i përket rritjes së flukseve të shfrytëzimit të rrugëve shqiptare.”, u shpreh Balla.

Balla u shpreh gjithashtu se janë gati 6 stacionet shtesë të policisë për sezonin turistik. Më tej, ai bëri të ditur se po punohet për të lehtësuar procedurat e kalimit të pikave kufitare me Kosovën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH