Politikë

Moment komik, Rama BATUTA me të rinjtë në Belsh që nuk e kanë mendjen te fjalimi i tij

Shkruar nga Liberale

Moment komik, Rama BATUTA me të rinjtë në Belsh që nuk e

Kryeministri Edi Rama ka pasur një moment komik gjatë një fjalimi para të rinjve socialistë në Belsh, ku i ka tërhequr vëmendjen një të riu që nuk po e ndiqte me vëmendje. Gjatë fjalës së tij, Rama iu drejtua të rinjve me një shprehje të veçantë, duke e quajtur një prej tyre “zog” dhe duke i kujtuar se nuk po e përqendronte vëmendjen në fjalimin që po mbante.

Rama iu drejtua si “zogu”, duke i kujtuar se nuk e kishte mendjen se “po i fliste një zoçke aty pranë”.

Në këtë takim, Rama theksoi rëndësinë e brezit të ri në realizimin e një misioni historik, duke përmendur anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një ëndërr që e kanë pasur paraardhësit e tyre. Kryeministri theksoi se kjo është një mundësi historike, që nuk ndodh çdo ditë, dhe iu bëri thirrje të rinjve të angazhohen për të realizuar këtë qëllim të madh.

Rama foli edhe për momentin e rëndësishëm të zgjedhjeve të 11 majit, duke u ndalur tek mesazhi i rëndësisë që ka kjo ngjarje për vendin, duke e bërë të qartë se ky është një moment unik në histori, që kërkon vëmendje dhe angazhim nga të gjithë.

Kisha dëshirë të takohesha me ju, jeni pararoja këtu, që punoni me PS-në, punoni çdo ditë mesazhin tonë dhe për të arritur më 11 maj për një fitore, jo për mua, apo deputetët e qeverinë, por fitore të rëndësishme për të përmbushur një mision historik, që nuk është i yni, por pjesë e të cilës jemi, i gjeneratave të tëra.

Zemra më dëgjon, zogu, më ndjek, më dëgjon? Tani po… Ka dhe momente të tilla kur unë i them zogu sepse ai po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka. Por është e rëndësishme që zogjsht dhe zockat të jenë së bashku, sepse ka rëndësi për gjeneratën tuaj”, tha Rama para të rinjve.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH