Politikë

Vuloset humbja e thellë e PD-së në Fier, REAGON Gaz Bardhi: Do të qendrojmë së bashku të panënshtruar

Shkruar nga Liberale

Vuloset humbja e thellë e PD-së në Fier, REAGON Gaz Bardhi: Do

Në Fier PS mori 12 mandate, ndërsa PD vetëm 4. Gaz Bardhi i cili drejtoi fushatën në këtë qark shkruan se zgjedhjet e 11 majit nuk ia dolën që të shprehnin vullnetin real të qytetarëve. Ai shton se do të qëndrojnë së bashku “të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë”.

Reagimi i Gaz Bardhit.

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH