Politikë

Përplasjet me qeverinë për kompetencat në bashki, tërhiqet Veliaj: Mendova se ishte dakordësuar, kam vetëm mall të takohem me Ramën

Shkruar nga Liberale

Përplasjet me qeverinë për kompetencat në bashki,

Nga qelia kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar lidhur me pretendimet se ka pasur një përplasje mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, mbi aludimet në media, në lidhje me pasuesin e tij në bashki. Fillimisht u pretendua se Veliaj emëroi nënkryetaren tjetër të bashkisë jo Anuela Ristani që u propozua nga Rama

Bashkia e Tiranës është rikthyer në normalitet pasi Anuela Ristani rimori drejtimin e institucionit.

Gjithçka nisi pas një vendimi te dy ditëve më parë të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kishte nxjerrë një urdhër ku i jepte kompetencat e tij Sara Goxhajt, nënkryetares tjetër të bashkisë.

Sot përmes një statusi në rrjetet sociale Veliaj thotë se ridelegimi i kompetencave ishte i gabuar për shkak se kishte menduar që ekipi drejtues ishte dakordësuar më parë.
“U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh. E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.
E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.
E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, shkruan Veliaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH