Rezultati zhgënjyes i PD-së mund të rrezkojë mandatin e deputetëve të listave të mbyllura, të konsideruar të sigurt.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani në dy qarqe, Elbasan dhe Fier, demokratët nuk arrijnë as mandatet e listës së mbyllur.
Në Elbasan në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe i pesti është Aurel Bylykbashi, ndërkohë që me shifrat e deritanishme PD-ja ka katër mandate.
Nëse ky trend do të vijojë, Bylykbashi do të jetë jashtë Parlamentit.
E njëjta situatë është edhe në Fier, ky në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe PD-ja deri tani ka katër mandate.
Ai që rrezikon është Eduard Sharka, i cili ndodhet i pesti në listën e mbyllur.