Politikë

PAKTI PS-PD/ KQZ zbulon listat e mbyllura: 46 deputetët e parë për çdo parti i cakton kryetari

Shkruar nga Liberale

PAKTI PS-PD/ KQZ zbulon listat e mbyllura: 46 deputetët e parë

Kryetarët e dy partive kryesore të paktën duket se kanë mendime të njëjta, sa i përket listave. Pakti i korrikut PD-PS, mes socialisteve dhe demokratëve për listat, ngriti shumë dilema dhe pikëpyetje se sa deputetë do jenë  preferencë e kryetarëve dhe sa e qytetarëve.

Dilemës i dha fund Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka përllogaritur ndarjen e mandateve në listë të hapur dhe të mbyllur në 12 qarqet e vendit.

PAKTI PS-PD/ KQZ zbulon listat e mbyllura: 46 deputetët e parë


Sipas formulës që do aplikohet për herë të parë në zgjedhjet e pranverës, 46 deputetët e parë të çdo subjekti garues do jenë produkt i listës së mbyllur ku renditjen e ka caktuar kryetari, ndërkohë vetëm partie që arrijnë të marrin një numër mandatesh që tejkalon listën e mbyllur do kenë mundësi të çojnë në  Kuvend deputetë si preferencë e qytetarit.Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, partitë   politike duhet të gjejnë 186 kandidatë, pasi ndonëse   garohet për 140 ulëse në Parlament, ndarja e listës së kandidatëve në dy pjesë, një e fiksuar dhe pjesa tjetër e hapur, detyron subjektet  garuese  të paraqesin më shumë emra.

Sipas projektvendimit të KQZ që Top Channel e disponon, parashikohet që partitë politike të paraqesin një listë të ndarë në dy pjesë, ku 46 do të jenë në pjesën e mbyllur ndërsa 140 në pjesën e hapur, ku do të garohet për çdo votë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH