Politikë

"Nuk jam në Shqipëri për të bërë rolin e “pajtuesit”, vendimi i prerë i ambasadorit të BE-së në Tiranë

Shkruar nga Liberale

"Nuk jam në Shqipëri për të bërë rolin e

Ndryshe nga vende të tjera, klasa politike apo qytetarët në Shqipëri shpesh i shohin diplomatët e huaj të luajnë rolin e “pajtuesit” kur bëhet fjala për zgjidhjen e problemeve të brendshme.

Por ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi në euronews se nuk është roli i tij të komentojë politikën e vendit, por thjesht t’i tregojë Shqipërisë gjërat e duhura në rrugën drejt integrimit në BE.

“E dija që ambasadori i BE-së këtu ka rëndësi, ndaj ajo që thua duhet peshuar me kujdes. Por, unë gjithashtu respektoj shumë sovranitetin e këtij vendi. Mendoj se është një demokraci e pjekur dhe roli im nuk është ai i një komentuesi politik. Nuk jam këtu për të thënë, kjo është e mirë, kjo është e keqe. Unë më shumë e shoh rolin tim që të them ndonjëherë, nëse e bëni këtë, kjo nuk është në përputhje me objektivat tuaja afatgjata për t’iu bashkuar BE-së. Kjo nuk po shkon në rrugën e duhur, veçanërisht kur thuhet e kundërta,” shpjegoi Gonzato.

Ai shtoi mes të tjerash se; “Padyshim, ndonjëherë kam shprehur mendimin tim që, për shembull, të trajtohej situata në parlament, që vendi të kthehej në jetën normale parlamentare, thjesht sepse mendova se ky ishte një kusht kyç për miratimin e atyre reformave që Shqipëria duhet të miratojë. Kështu që mendova se ishte pjesë e rolit tim për ta ndihmuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE. Përveç kësaj, nuk mendoj se roli im është që të jap udhëzime. Privatisht, mund të përcjell mesazhe, por përpiqem vërtet të frenohem nga marrja e qëndrimeve publike. Kam pasur një takim me disa gazetarë që thanë, pse nuk flisni më shumë, apo politikanë që më dërgojnë letra për situata që mund të jenë për të ardhur keq, por që mendoj se duhen trajtuar nga politikanët. Nuk janë për mua.”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH