Politikë

Një ditë pas arrestimit/ Kush është personi i parë që vizitoi ERION Veliajn sot në qeli?

Shkruar nga Liberale

Një ditë pas arrestimit/ Kush është personi i parë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me avokatin e tij, sot një ditë pas arrestimit të tij. 

Ky ka qenë takimi i parë për kryebashkikun e Tiranës brenda qelisë, ku dhe i është ckatuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga SPAK.

Mësohet se ditën e nesërme në gjykatën e Posaçme do të mbahet seancë në lidhje me vlerësimin e masës së sigurisë” Arrest me burg”, mase e cila u ekzekutua ditën e djeshme nga oficerët e BKH.

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj u arrestua ditën e djeshme në zyrën e tij, me urdhër të SPAK. 

Ai u pa teksa u shoqërua nga agjentët e BKH, ndërsa GJKKO vendosi masën e sigurisë "arrest shtëpie" për  bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Kjo e fundit akuzohet nga SPAK, për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH