Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi me urdhër të SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Sipas burimeve për mediet, Veliaj u pa teksa shoqërohej nga agjentët e BKH-së në zyrën e tij të punës në Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu burime bëjnë me dije se Veliaj është shoqëruar në Bllokun e Sigurisë 302.
Mësohet se GJKKO ka lëshuar dhe 4 masa të tjera sigurie, 3 prejt tyre Detyrim paraqitje dhe një “Arrest në shtëpi”.
Masa e sigurisë "arrest shtëpie" mësohet se është dhënë për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.
“Sipas informacioneve jozyrtare, kemi arritur të mësojmë se në total janë firmosur 5 masa sigurie lidhur me këtë dosje, ku tre masa janë për detyrim paraqitjeje. Është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për zonjën Ajola Xoxa, ndërkohë që, sipas të dhënave jozyrtare, ndaj Veliajt është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, bën me dije gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati.