Politikë

FOTO E DITËS/ Momenti kur Erion Veliaj del nga zyra dhe i dorëzohet hetimit të SPAK

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS/ Momenti kur Erion Veliaj del nga zyra dhe i dorëzohet

Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i është komunikuar masa e arrestit mesditën e sotme (10 Shkurt), pranë zyrave të bashkisë së Tiranës.

Është ky momenti kur hetuesit i shkojnë në zyrë dhe i komunikojnë masën e arrestit kryebashkiakut Veliaj, i cili më pas shoqërohet prej tyre.

Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Mësohet se ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj, është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është lënë në arrest shtëpie.

Pritet njoftimi zyrtar i Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion, për një nga arrestimet më të bujshme të një zyrtari të lartë gjatë tri dekadave të fundit. 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH