Aktualitet

E BUJSHME/ Arrestohet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Shkruar nga Liberale

E BUJSHME/ Arrestohet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar këtë të hënë me kërkesë të SPAK. 

Sipas burimeve të News24, urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.

Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, forcat e BKH-së kanë ndërhyrë mesditën e sotme në ambientet e bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj tij.

Kujtojmë se ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime, lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.

Gjithashtu, zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj.

Në vijim priten detaje të reja rreth arrestimit të Veliajt në Bashkinë e kryeqytetit. 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH