Më 10 gusht 1928 – Grupi komunist shqiptar në Bashkimin Sovjetik themelon zyrtarisht Partinë Komuniste Shqiptare në mërgim, me qendër në Moskë.
Sipas një artikulli të publikuar më herët nga Zëri i Amerikës, Partia Komuniste Jugosllave, në kongresin e saj të katërt në Dresden, Gjermani, në gusht, miraton një rezolute se Kosova herët a vonë duhet t’i kthehet Shqipërisë.
Ndërkohë Italia e siguron Tiranën se nëse Jugosllavia shpërbëhet, Kosova do të përfshihet brenda kufijve të Shqipërisë.
Në fakt nuk ndodhi as njëra dhe as tjetra. Pas rrëzimit të komunizmit Kosova mbeti e Ish-Jugosllavisë. Madje as Italia nuk e ndihmoi Kosovën që të shkëputej siç kishte premtuar, kur u shpërbë Jugosllavia. U desh lufta e përgjakshme për liri dhe ndërhyrja e NATO-s për çlirimin e Kosovës, e megjithatë, edhe pas çlirimit ajo ende sot nuk i është bashkuar Shqipërisë. Duket se bashkimi i shqiptarëve i tmerron fqinjët.
Zëri i Amerikës i është referuar dokumenteve të publikuara nga Owen Pearson, mbi librat e tij dedikuar historisë së Shqipërisë.
Pearson ka shkruar disa libra për Shqipërinë, kryesisht historikë. Owen Pearson paraqet një rrëfim të plotë të shekullit të njëzetë në Shqipëri, nga shkëputja e saj prej Perandorisë Osmane në 1908 deri në Luftën e Kosovës në 1999. Në detaje magjepsëse, Pearson jep të dhëna nga monarkia e Mbretit Zog dhe periudhën e kohës së luftës ku Shqipëria u bë një fushë beteje për ushtritë greke, italiane dhe gjermane. Ai përshkruan marrjen e pushtetit nga Enver Hoxha, marrëdhëniet e vështira të vendit me Bashkimin Sovjetik pas Stalinit dhe përqafimin vëllazëror të Kinës Maoiste të Shqipërisë, të gjitha duke çuar në izolacionizëm pothuajse total dhe në kolaps të pashmangshëm ekonomik.
Pearson përfundon me gjenocidin e shqiptarëve të Kosovës në duart e regjimit serb të Millosheviqit që karakterizoi dekadën e fundit të Shqipërisë së shekullit të njëzetë.