Politikë

NGJARJE HISTORIKE/ Përbërja dhe misioni i qeverisë së Pajtimit Kombëtar, në 9 marsin e 27 viteve më parë

Shkruar nga Liberale

NGJARJE HISTORIKE/ Përbërja dhe misioni i qeverisë së

Në 9 mars, 27 vite më parë, u krijua qeveria e Pajtimit Kombëtar. Qeveria e re mori mandatin që të drejtojë Shqipërinë deri më 29 qershor 1997, kur edhe u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme.

Qeveria e re u krijua pas kapitullimit të shtetit dhe kaosit të krijuar me rënien e firmave piramidale.
Më 3 mars në situatën e Gjendjes së Jashtëzakonshme, Sali Berisha organizoi një seancë parlamentare 10 minuta, ku u bë mandatimi i tij si President Republike, me vetëm 113 votat e deputetëve të djathtë.

Por rizgjedhja e tij e përkeqësoi situatën derisa Presidenti i sapozgjedhur pranoi një javë më vonë marrëveshjen historike me opozitën për daljen nga kriza.

Surprizë ishte se Kryeministër u zgjodh një kandidaturë me profil të ulët politik deri në atë kohë, siç ishte socialisti Bashkim Fino.

Qeveria e drejtuar nga Bashkim Fino u krijua si pasojë e trazirave të nxitura pas rënies së skemave piramidale. Në datat 6 dhe 9 Mars 1997, në kulmin e trazirave në vend, forcat politike nënshkruan marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re, me pjesëmarrje të gjerë politike.

Qeveria e re u votua më 11 Mars 1997 nga parlamenti dhe u dekretua nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha më 12 Mars.

Marrëveshja e 9 marsit 1997 u firmos prej 10 partive politike shqiptare, për t’i dhënë fund luftës civile nga ku humbën jetën mbi 3 mijë njerëz, u dëmtuan 25 mijë, u zhdukën 530 persona dhe mbetën të gjymtuar gati 4 mijë të tjerë.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar
(11 mars – 27 korrik 1997)

Përbërja e qeverisë:
1. Bashkim Fino – kryeministër (PS)
2. Ekrem Kastrati – sekretari i përgjithshëm i Këshillit të ministrave (PD)
3. Belul Çelo (Ali Kazazi, 4 korrik) – ministër i Brendshëm (PD)
4. Shaqir Vukaj – ministër i Mbrotjes (PS)
5. Arian Starova – ministër i Punëve të Jashtme (PBSD)
6. Arben Malaj – ministër i Financave (PS)
7. Spartak Ngjela – ministër i Drejtësisë (PLL)
8. Eduard Ypi – ministër i Privatizimit (PD)
9. Astrit Kalenja – ministër i Shëndetësisë dhe Mjedisit (PBK)
10. Myqerem Tafaj – ministër i Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore (PD)
11. Luan Skuqi – ministër i Arsimit dhe Sporteve (PD)
12. Haxhi Aliko – ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit (PSD)
13. Kastriot Shtylla – ministër i Burimeve Minierave dhe Energjetikës (PR)
14. Foto Dhuka – ministër i Industrisë, Transportit dhe Tregtisë (PBDNJ)
15. Engjëll Ndocaj – ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (PDK)
16. Elmaz Sherifi – ministër i Punës dhe e Çështjeve Sociale (PS)
17. Vasillaq Spaho – ministër i Punëve Publike, Rregullimit të Teritorit dhe Turizmit (PR)
18. Lush Përpali – sekretar shteti në Ministrinë e Brendëshme (PS)
19. Ali Kazazi – sekretar shteti në Ministrinë e Mbrotjes (PD)
20. Pavli Zëri – sekretar shteti në ministrinë e Punëve të Jashtme (PSD)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH