Politikë

"Mundësia" merr dy mandate, Shehaj nuk e fsheh entuziazmin: Jemi parti e shekullit të 21!

Shkruar nga Liberale

"Mundësia" merr dy mandate, Shehaj nuk e fsheh entuziazmin: Jemi

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku subjekti i tij politik arriti të sigurojë dy mandate në Kuvend.

Shehaj e cilësoi këtë rezultat si një fitore historike dhe theksoi se është thyer një mur që më parë dukej i pakalueshëm.

“E pamundura, ndodhi. Pavarësisht frikës së mbjellë natë për natë, pavarësisht një sistemi të ngritur për të mos lënë askënd të ri të ngjitet, pavarësisht propagandës, pushtetit dhe establishmentit. Luftuam, u përballëm dhe ia dolëm.

Dy mandate. 50 mijë qytetarë që na besuan. Pa premtime boshe. Pa lojëra. Pa pazare. Pa “më jep të të jap”. Kemi thyer një mur që dukej i pakalueshëm. Por puna e vërtetë fillon tani.

Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë. Për të gjithë ata që na kanë ndjekur nga larg, që kanë shpresuar, por nuk kanë besuar plotësisht se ndryshimi ishte i mundur…

Nuk ka më kohë për të qëndruar spektatorë apo për të pritur një shpëtimtar. Ejani! Bashkohuni me ne! Me mbështetjen tuaj, çdo gjë është e mundur. Partia Mundësia është opozita e shekullit 21. E ndershme. E vërtetë. Moderne. E vendosur”, deklaroi Shehaj.

Ai shprehu mirënjohje ndaj votuesit, vëzhguesit, kandidatët, përkrahësit në diasporë dhe të gjithë ata që, sipas tij, e mbështetën Partinë Mundësia qoftë publikisht apo në heshtje.

“Partia Mundësia është opozita e shekullit 21. Një opozitë që sheh nga e ardhmja, një e ardhme që na përfshin të gjithëve,” përfundoi ai.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH