Politikë

Muaji i Ramazanit, Basha: Shërbeftë për të na udhëhequr në rrugën e drejtë

Shkruar nga Liberale

Muaji i Ramazanit, Basha: Shërbeftë për të na udhëhequr

Një urim për besimtarët një ditë para fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit e ka përcjellë edhe kreu i PD Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. 

Basha uron që për Shqipërinë dhe shqiptarët të sjellë më shumë besim e shpresë, më shumë paqe e harmoni, më shumë drejtësi e vëllazëri, më shumë dlirësi e humanizëm.

“Të dashur vëllezër e motra të besimit islam që nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Ju uroj të gjithëve më shumë besim e shpresë, më shumë paqe e harmoni, më shumë drejtësi e vëllazëri, më shumë dlirësi e humanizëm.

Shërbeftë ky muaj i shenjtë për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e faljeve ndaj Zotit, për të ndërtuar një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzime për çdo familje shqiptare.

Uroj që sakrifica hyjnore e këtij muaji, të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për të gjithë agjëruesit dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen!”, tha Basha.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH