Politikë

Mesazhi i Elisa Spiropalit për 1 Majin: Kuvendi do të angazhohet në përmirësimin e kushteve të punës!

Shkruar nga Liberale

Mesazhi i Elisa Spiropalit për 1 Majin: Kuvendi do të angazhohet

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka uruar qytetarët për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Politikania shprehet se puna e denjë është themeli i një shoqërie të drejtë, prandaj edhe Kuvendi do të angazhohet më tej të përmirësojë kushtet e punës, veçanërisht në sektorët e prodhimit.

Mesazhi i plotë i Spiropalit: 

1 Maj, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Respekt e mirënjohje për punëtoret dhe punëtorët shqiptarë, që çdo ditë, me përkushtim e sakrificë, mbajnë gjallë ekonominë, kujdesen për familjet e tyre dhe ndërtojnë një Shqipëri europiane, më të zhvilluar, më solidare.

Puna e denjë është themeli i një shoqërie të drejtë.

Prandaj Kuvendi i Shqipërisë është i angazhuar të mbështesë:

Rritjen e pagave dhe ngushtimin e dallimeve e të pabarazisë;

Përmirësimin e kushteve të punës dhe të  sigurisë, sidomos në sektorët e prodhimit;

Forcimin e mbrojtjes ligjore të punëtorëve;

Përfshirjen më të madhe të vajzave dhe grave në tregun e punës; 

Zgjerimin e hapësirave për punësimin e të rinjve, për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH