Politikë

Mediat greke: Edi Rama ‘i pastrehë’, vazhdojnë kërkimet për të gjetur një hapësirë për tubimin e 12 Majit në Athinë

Shkruar nga Liberale

Mediat greke: Edi Rama ‘i pastrehë’, vazhdojnë

Vizita e paralajmëruar e kryeministrit Edi Rama në Athinë vijon të tërheqë vëmendjen e mediave greke.

Në Athinë, sipas mediave helene, vazhdojnë ende kërkimet për të gjetur një hapësirë për tubimin e Kryeministrit Edi Rama me diasporën shqiptare të dielën më 12 Maj.

Media greke “Protothema” shkruan se deri më tani nuk ka asnjë hapësirë të rezervuar për takimin e Kryeministrit shqiptar.

“Edi Rama është ‘i pastrehë’ deri tani, pasi rezervimi i Stadiumit të Paqes dhe Miqësisë duket se nuk po ecën mirë për t’u grumbulluar aty. Kërkimi për një hapësirë kishte nisur me Teatrin e Krishtlindjes, por që u bllokua me kërkesë të kryebashkiakut”, shkruan Protothema.

Artikulli pretendon se deri mëngjesin e sotëm, shqiptarët në Athinë nuk kishin bërë kërkesë zyrtare me shkrim për të rezervuar një hapësirë dhe të mblidhej bordi ta shqyrtonte.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH