Kuvendi mblidhet sot në Këshillin e Legjislacionit për të shqyrtuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka, vendim që u mor nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali pas kërkesave të opozitës.
Thirrja e Këshillit të Legjislacionit jashtë sesionit parlamentar u bë në përputhje me kërkesën e grupit parlamentar të PD-së.
“Këshilli do të shqyrtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pritet të diskutohen qëndrimet e të dyja palëve. Këshilli përbëhet nga 10 anëtarë, 5 për seclin dhe ndodh shpesh që të dyja palët të kenë qëndrime të ndryshme, sikundër pritet që të ketë edhe në këtë mbledhje.
Opozitarët që e kanë vënë në lëvizje kuvendin për mandatin e Xhaçkës kërkuan që të mos kishte kalim në hallka të tjera të shqyrtimit të vendimit të Kushtetueses, por të mblidhej menjëherë parlamenti dhe të dërgohej mandati në GJK, por nga ana tjetër, kryetarja e parlamentit vendosi që para se të shkohet në parlament, vendimmarrja e gjykatës të shqyrtohet njëherë në Këshillin e Legjislacionit.”, raporton abcnews.al