Politikë

Mbështetësit “protestë” poshtë shtëpisë së Berishës, ish-kryeministri del në dritare me flamuj

Shkruar nga Liberale

Mbështetësit “protestë” poshtë

Edhe mbrëmjen e sotme, një grup anëtarësh të “rithemelimit” dhe mbështetës të Sali Berishës, janë mbledhur poshtë banesës ku ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie.

Ndërsa mbështetësit e tij brohorasin ‘O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, Berisha nuk ka lënë pa i përshëndetur duke dalë në dritare me dy flamujt, atë të Shqipërisë dhe atë të PD-së.

Kujtojmë se më 30 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH