Politikë

Manja: Ditën kërkoni luftë ndaj korrupsionit, pasdite mbroni atë që është “monument i korrupsionit”

Shkruar nga Liberale

Manja: Ditën kërkoni luftë ndaj korrupsionit, pasdite mbroni

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, tha se opozita duhet të ndajë mendjen është për luftën ndaj korrupsionit, apo për të mbrojtur atë që është përcaktuar nga SHBA, si monumenti i luftës ndaj korrupsionit.

“Ndajeni mendjen, jeni këta që paradite kërkoni të luftojnë korrupsionin dhe të rrëzoni qeverinë, që sipas jush është e korruptuar, apo jeni ata që shkoni pasdite te rruga e shpresës dhe mbroni atë që është shpallur ‘non grata’ për korrupsion madhor”, i tha Manja, deputetëve të opozitës.

Ministri i Drejtësisë tha se opozita ka çoroditur të madh e të vogël në këtë vend, madje edhe ndërkombëtarët.

“Ju në ambasada shkoni e flisni ndryshe, në media bëni sikur qani hallin, këtu flisni ndryshe, atje te rruga e ‘Shpresës’ shkoni e mbroni atë të katit të 8-të, ndajeni mendjen kush jeni dhe çfarë përfaqësoni?

Kjo rezolutë nuk synon të kapë drejtësinë, por synon të çojë përpara reformat e nisura. Ndajeni mendjen jeni ju që kërkoni në sallë rrugën ndaj korrupsionit, apo jeni në mbrojtje të atij që është etiketuar si monument korrupsioni.

Këtë që po bëni ju tani, faturën do e shihni në zgjedhjet e 2025-ës se vijnë shpejt zgjedhjet mos harroni”, tha Manja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH