Politikë

Lëvizjet e reja në qeveri/ Shtyhet për nesër seanca e posaçme parlamentare, votohet kryeparlamentarja dhe ministrat e rinj

Shkruar nga Liberale

Lëvizjet e reja në qeveri/ Shtyhet për nesër seanca e

Seanca e posaçme parlamentare, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në orën 18:00, është shtyrë për ditën e nesërme. 

Bëhet me dije se në këtë seancë pritet të votohen ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, ndryshime të cilat u bënë të ditura nga kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama, pas mbylljes së Kongresit u shfaq në Presidencë për të paraqitur propozimet e tij, të cilat dekretohen nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj.

Kryeministri propozoi që Elisa Spiropali të marrë postin e kryeparlamentares, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës dy ditë më parë. 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH