Politikë

"Kur e nisëm procesin i kisha flokët e zeza", Rama në Mynih: Bashkimi Europian duhet të ndajë mendjen

Shkruar nga Liberale

"Kur e nisëm procesin i kisha flokët e zeza", Rama në

Kryeministri Edi Rama, gjatë panelit në Mynih me temë “Zgjerimi i BE-së”, theksoi se procesi i integrimit duhet të përshpejtohet. Ai kujtoi kohën kur e nisi këtë proces i kishte flokët e zeza dhe mjekrën e dendur. Ai tha se Bashkimi Europian duhet të bëjë një ndarje të qartë dhe të menjëhershme, pasi ritmi i përafrimit ka qenë shumë i ngadalshëm.

Rama theksoi se është koha që BE të ndryshojë dhe të ecë me shpejtësi për të konkurruar më mirë dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ka humbur gjatë viteve të kaluara për shkak të burokracisë dhe mungesës së veprimeve konkrete.

Rama: Kur e nisëm këtë proces, i kisha të gjithë flokët zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë. Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë, që të humbte gjumin për ca kohë. BE duhet të ndajë mendjen për atë se çfarë po ndodh, sepse ka ndryshuar qëndrimin kundrejt nesh dhe sa i takon ritmit të përafrimit të BP, por ajo që po ndodh është se ndryshuam ngadalë. Ka ardhur koha që të bëjmë një ndarje të qartë dhe të menjëhershme. Mendoj se kjo mund të përshpejtohet tërësisht. Duhet të ecin me shpejtësi mbresëlënëse. Duhet të ndryshojë Europa, nuk e them vetëm unë. Ka të bëjë me konkurrueshmërinë, me sipërmarrjen, me një fuqi të re. Është mundësisë për tu zgjuar, për të nisur vrapin, për të marrë atë çfarë ka humbur kaq vite, me kaq rregullore, dhe me kaq pak veprim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH