Politikë

Kryetarët e bashkive takim informal me Ramën në Durrës, për çfarë do diskutohet

Shkruar nga Liberale

Kryetarët e bashkive takim informal me Ramën në Durrës,

Ka nisur mbërritja e kryetarëve të bashkive në rezidencën qeveritare në Durrës, ku do të zhvillohet sot një retreat informal me kryeministrin Edi Rama dhe disa prej ministrave të kabinetit.

Takimi pritet të nisë këtë të premte në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orët e pasdites.

Në qendër të diskutimeve do të jenë temat: financat vendore, paketa e maleve, legalizimet dhe regjistrimi i tokave bujqësore, bashkëpronësia, roli i bashkive në procesin e negociatave dhe integrimit në BE, bujqësia si dhe kontrolli i territorit.

Të ftuar në këtë takim janë të gjithë kryebashkiakët, përfshirë edhe ata të spektrit të djathtë politik.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH