Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë dyditore në Paris, Francë me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Në kuadër të kësaj vizite, kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.
"Mëngjesi në Paris me Unionin e Sipërmarrësve të Francës.", shkruan Rama krahas videos së shpërndarë në Facebook.