Politikë

“Keqardhje që nuk ke vajzë”, Rama i përgjigjet këngëtares në Elbasan edhe për shijet muzikore

Shkruar nga Liberale

“Keqardhje që nuk ke vajzë”, Rama i përgjigjet

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, fënjëkohësisht kryeministër i vendit u ndal sot në Gramsh dhe Elbasan.

Pas takimit me qytetarët e Gramshit, kryeministri  Rama është ndalur në Elbasan për të zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë.

Kryesocialisti ka shkëmbyer batuta edhe me një këngëtare, e cila këndoi këngën “kush ka vajza botën ka”, dhe i tha Ramës se ndihet keq që ai nuk e ka pasur një vajzë. Rama gjithashtu nisur nga akuzat që PS mbështet këngëtarët e tallavasë, për faktin se Noizy u bë pjesë zyrtare e fushatës së PS-së.

“Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja. Do ta këndosh dhe një këngë tjetër, ça të duash.

"Ne jemi sipas atyre të tallavasë, ata janë të pianos, me Bethovein Ilir Vrenozin e Korçës, janë klasë e lartë. Janë aristokratë, janë të djathtë vdeksha unë janë të djathtë, prandaj duan të na ngrenë dhe tavanin” -u përgjigj Rama.

 

Liberale Newsroom

SHQIPENGLISH