Politikë

Ish-zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja thirret në SPAK

Shkruar nga Liberale

Ish-zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja thirret në

Ish-zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste u pa teksa futej në ambinetet e SPAK mëngjesin e sotëm. 

Ende nuk ka informacione për thirrjen e tij në SPAK, por në vijim prirten të dalin detaje të reja. 

Bejtja ka mbajtur postin e zv/ministrit në mandatin e parë të qeverisë “Rama”, 2013-2017, kur dhe u lirua nga detyra.

Në periudhën shtator 2009-maj 2013 ka qenë edhe deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun Elbasan.

Ilir Bejtja ka qenë pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit nga viti 1998 e në vazhdim, me kohë të plotë e të pjesshme në lëndët e Marketingut. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH