Ish-kryeministri Fatos Nano është rikuperuar pas problemeve shëndetësore.
Ka qenë mjeku Pajtim Lutaj i cili ka publikuar disa foto me ish-kryesocialistin në rrjetet sociale, teksa kanë konsumuar një drekë së bashku.
‘Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drekë e këndshme pas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë,’- shkruan Lutaj.
Ish-kryeministri Fatos Nano qëndroi rreth një muaj i shtruar në spital nga 24 gushti deri më 20 shtator.
Nano po përballej me një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.