Politikë

Ilir Meta prezanton 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për 10 vitet e ardhshme dhe zbulon objektivin për dy dekada

Shkruar nga Liberale

Ilir Meta prezanton 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për 10

Pesë prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë për 10 vitet e ardhshme dhe objektivin madhor për 20 vitet e ardhshme janë prezantuar sot nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. 

Meta theksoi se vëmendja do të jetë te ekonomia, arsimi, mbështetja për shtresat në nevojë e shpopullimi i vendit, përmes një deklarate në selinë e partisë që ai drejton. 

Një ndër projektet e Partisë së Lirisë sipas Metës është edhe programi që në 20 vitet e ardhshme Shqipëria të ketë më shumë se 4 milionë banorë.

Deklarata e Metës:

Krahas objektivave madhore që ka Partia e Lirise sipas programit të miratuar ne Konventën themeluese:

1.Forcimin e lirive politike, ekonomike, dhe të drejtave të qytetarëve, kthimin e vendit në normalitet demokratik ku vullneti i qytetarëve zgjedh qeverisjen dhe imponon llogaridhënien e saj, duke zbatuar referendumin si formë të demokracisë direkte dhe si garantor se vullneti i qytetarëve nuk mund të merret peng nga keq-qeverisja.

2.Transformimin e qeverisjes në shërbëtore të qytetarëve dhe jo të krimit dhe të oligarkëve, duke vënë individin dhe familjen e tij si përfitues kryesor të zhvillimit dhe rritjes ekonomike.

3.Transformimin e sistemit arsimor duke synuar formimin e qytetarëve që ruajnë dhe fuqizojnë demokracinë, ekonominë e tregut të lirë dhe të drejtat e liritë, që e duan Atdheun e shqiptarinë dhe që janë krenarë për përkatësinë e tyre mes kombeve të tjera evropiane.

4.Çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni, nga monopolet dhe interesat klienteliste për biznes dhe investime, duke garantuar rritjen e punësimit dhe të pagave si dhe paga dinjitoze për këdo që punon ndershmërisht.

5.Mbështetje reale për shtresat në nevojë, duke rivleresuar të ardhurat jetike dhe duke i mbrojtur këto shtresa nga efektet e inflacionit, të rritjes së çmimeve, si dhe nga risku i mënjanimit nga shërbimet jetike publike si arsimimi dhe shërbimi shëndetësor.

6.Ndalimi i shpopullimit të vendit dhe krijimin e besimit tek çdo shqiptar, veçanërisht tek të rinjtë, se Shqipëria është vend i bekuar nga Zoti, ku ata janë zotër dhe kanë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre dhe familjeve të tyre në siguri, liri e prosperitet duke u mbështetur nga shteti. Shqipëria u përket të rinjve dhe ka diell për të gjithë!

Partia e Lirisë do të përqëndrojë veprimtarinë e saj për të realizuar këto prioritete qe synojne nje Shqipëri evropiane e me standarte te larta jetese.

Projekti dhe objektivi madhor i Partisë së Lirisë është që në 20 vitet e ardhshme, Shqipëria të ketë mbi 4 milion banorë rezidentë shqiptarë, që të jenë të lumtur e krenarë të jetojnë e të jenë të mirëqenë në vendin e tyre.

Lexo edhe :  Himara me dy kryetarë në burg, prefekti Tavo: Ja si do të zgjidhet drejtuesi i Bashkisë
Pra projekti aktual i “Rilindjes” dhe shpopullimit është që në vitin 2100, Shqipëria të ngelet me 1 milion banorë.

Projekti i Partisë së Lirisë është në 20 vitet e ardhshme Shqipëria të ketë mbi 4 milion qytetarë shqiptarë që jetojnë në vendin e tyre.

Për ketë, ne projektin e Partise se Lirise, do te realizojmë:

Ndalimin e menjehershem te shpopullimit,

Gjenerimin e rritjes me te larte ekonomike,

përmiresimin e jeteses dhe uljen e kostes se saj, paga me te larta, me mundesi strehimi e krijimi familjeje,

si dhe me cilesi me te larte te sherbimeve publike te arsimit dhe shendetit publik.

Për këtë, 5 prioritetet tona dhe masat konkrete do të jenë:

1.Ndalimi i shpopullimit,

a.Mbështetje e lindshmërise me pagesa direkte me rritje progresive per cdo femije te lindur, subsencionim i ushqimit dhe veshtjeve te domosdoshme te bebeve.

b.Krijimi i fondit te strehimit per familjet e reja (ne apartamentet e fondit te familjeve (blerje me kosto e apartamenteve te pashitura), mbeshtetje direkte per blerje apartamentesh dhe subvensionim i kredive.

2.Rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.

a.Pagese e kompensimit te padhene si rezultat i mos-indeksimit, indeksim te vazhdueshem vjetor.

b.Dyfishim të pensioneve

c.Dyfishim të pagave të mësuesve dhe mjekëve

d.Nivel pagash mbi mesataren e rajonit.

3.Arsimi dhe investimi tek kapitali njerëzor

Dyfishim i buxhetit per arsimin, kerkimin shkencor dhe inovacionin. Niveli i buxhetimit per arsimin dhe inovacionin do te jete mbi mesataren e vendeve te BE.

4.Bujqësia dhe ushqimi. Ulja e kostos së jetesës

Rritje e prodhimit bujqësor dhe agroperpunimit vendas, ulje e kostos se ushqimeve, mbeshtetja e blegtorise me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të katërfishuar numrin e krerëve dhe prodhimin vendas. Subvencionim i plote i agroperpunimit. Garantim i sigurise ushqimore

5.Shqipëria, fuqi eksportuese.

a.Mbështetje e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese, me mbeshtetje ne infrastrukture (toka, rrjeter inxhinjerike, rruge), kualifikim te fuqise punetore, perjashtim te mjeteve te prodhimit nga detyrimet fiskale.

b.Ulja e kostos se energjise (te karburanteve me mbi 20 %, ulje e cmimit te energjise elektrike per konsum familjar). Liberalizim dhe subvencionim per energjine diellore per konsum familjar

c.Mbledhja e rentes nga minierat, nga perdorimi i burimeve natyrore dhe perdorimi i natyres per qellime biznesi, dhe perdorimi i saj per fondin e pagave dhe pensioneve.

d.Mbeshtetje e aktiviteteve prodhuese, ne fushen e IT dhe inovacionit. 10000 Euro per start-upet dhe tax-free per 5 vite.

e.Perdorimi i parave te konfiskuara nga informaliteti, korrupsioni, aktivitetet e jashteligjshme si dhe incerenatoret dhe gjithe kontratat pa te mira publike per fondin e pagave dhe pensioneve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH