Një grup qytetarësh nga Diaspora kanë hyrë sot në ambientet e Kuvendit, duke kërkuar nga deputetët t’u krijojnë mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 2025.
Me pankartat “Dua të votoj në 2025”, ky grup ka hedhur pankarta në sallën e Kuvendit.
Ata kanë kërkuar nga deputetët të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kërkuar nga Kuvendi t’i japë dritën jeshile kësaj çështjeje.
Theksojmë se vota e diasporës është kërkuar vazhdimisht nga opozita, por nuk është arritur ende një dakordësi për këtë.