Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë mësuesit për 7 Marsin, përmes një fotoje familjare.
Basha në urim përmendi edhe nënën e tij, dikur mësuese, ndërsa u shpreh optimist se ditë më të mira do të vijnë për çdo mësues shqiptar.
Mesazhi i Lulzim Bashës:
Nga zemra dua të uroj çdo mësues shqiptar të djeshëm e të sotëm, Gëzuar 7 Marsin! Mirënjohje për çdo ditë të jetës që me vështirësi dhe sakrifica por me shumë dashuri i’a keni kushtuar dhe kushtoni mësimdhënies.
Çdo 7 Mars është një ditë e çmuar edhe për familjen tonë. Prandaj edhe sot një urim i veçantë shkon për nënën time që shërbeu një jetë të tërë si arsimtare për shumë breza nxënësish dhe prindërish që e urojnë dhe kujtojnë si zyshën e tyre të preferuar.
Kam shumë shpresë dhe besim, se ditë më të mira do të vijnë për çdo mësues shqiptar.