FOTO nga GENT SHKULLAKU/AFP nëpërmjet Getty Images, tetor 2003
Të rinjtë ulur në shkallët e universitetit të Tiranës me këmbët e varura mbi posterat elektoralë ku shfaqet kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, Tiranë, 11 tetor 2003 dhe slogani i PS në fushatë.
Shqipëria mbante zgjedhjet lokale më 12 tetor 2003, të cilat konsideroheshin nga komuniteti ndërkombëtar si një lakmus për përparimin e saj në forcimin e demokracisë.
Duket qartë që edhe pse do të zgjidhej Edi Rama në krye të bashkisë së Tiranës, fushata dominohej nga lideri i partisë, i cili në atë kohë ishte Fatos Nano. Çka tregon "vesin"e lidershipit shqiptar për të dominuar mbi të gjithë të tjerët në parti.
Votohej për kryetarët lokalë të bashkive dhe Rama fitoi sërish betejën e dytë radhazi, këtë herë përballë Spartak Ngjelës.
Rizgjedhja e Ramës në bashki do të forconte pozitat e këtij të fundit në parti. Rama do të merrte drejtimin e saj pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare nga PS në 2005 dhe dorëheqjes së Fatos Nanos.