Politikë

Agron Shehaj i merr një mandat PD, PSD forcë e tretë politike

Shkruar nga Liberale

Agron  Shehaj i merr një mandat PD, PSD forcë e tretë politike

 

Deri në orën 15:20 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2498 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike nga 51 mandate që kishte, tashmë ka 50.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH