Me dekret presidencial më 18 mars 1997, 28 vite më parë lirohet Fatos Nano, lideri i opozitës i burgosur që prej vitit 1993 me akuzën për korrupsion.
Fatos Nano pas daljes mban një konferencë për shtyp ku deklaron mbështetjen e tij për qeverinë e re.
Presidenti i “Popullit”, një prej drejtuesve të firmave piramidale, Bashkim Driza, që çuan vendin në kolaps, largohet nga Tirana me një helikopter ushtarak amerikan.
Ndërkohë që në Elbasan kthehet normaliteti, në Gjirokastër ndodh grabitje masive e bankave.
Nënë Tereza kryen lutjen e saj për shqiptarët dhe atdheun.
Fatos Nano do të zgjidhej kryeministër pas zgjedhjeve të parakohshme të qershorit '97. Më vonë ai do të shpallej i pafajshëm edhe nga gjykata dhe do të dëmshpërblehej për vitet e burgut.