Politikë

FOTO HISTORIKE/ 100 vjet nga zgjedhja e Ahmet Zogut, Presidenti i parë i Shqipërisë

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ 100 vjet nga zgjedhja e Ahmet Zogut, Presidenti i parë i

Më 31 janar 1925, pak më shumë se një muaj pas përmbysjes së Revolucionit të Qershorit, Ahmet Zogu u zgjodh President i Shqipërisë. Më 21 janar të atij viti, datë që ka hyrë në analet e historisë, u vendos për formën e Republikës së parë shqiptare.

Foto e kreut të parë të shtetit shqiptar më 31 janar 1925 është bërë publike nga Ekrem Spahiu, me rastin e 100-vjetorit të shpallës së Republikës së parë. “Më 5 janar të vitit 1925, qeveria e atëhershme e Iljaz Vrionit dha dorëheqjen dhe, një ditë më pas, Ahmet Zogu u zgjodh Kryeministër. Sidoqoftë, për arsye të paqëndrueshmërive të deriatëhershme të shtetit shqiptar, Asambleja Kushtetuese, më 31 janar 1925 e shpalli Shqipërinë “Republika Shqiptare” dhe Ahmet Zogu u zgjodh Kryetar i Republikës, “President de la République élu par l’assamblée nationale” sipas njohjes ndërkombëtare, ku presidenti është edhe kryetar i qeverisë”, thekson Ekrem Spahiu.

FOTO HISTORIKE/ 100 vjet nga zgjedhja e Ahmet Zogut, Presidenti i parë i

Forma e re e qeverisjes së vendit u përligj përmes miratimit të Statutit të Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese, në mars të vitit 1925. Statuti sanksionoi konsolidimin e pavarësisë dhe jetësimin e parimeve demokratike kushtetuese. Po ashtu, në Statut ligjëroheshin parimet dhe liritë demokratike, sikurse janë ndarja e pushteteve dhe liritë e të drejtat e njeriut.

Një arritje e madhe e kohës ishte miratimi i Kodit Penal. Mandati i presidentit të Republikës ishte 7-vjeçar. Kjo formë republikane e qeverisjes zgjati deri në shtator të vitit 1928.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH