Ëndrra e shqiptarëve është që të kenë një komb, një shtet, një qeveri, një kryeministër. Ashtu siç kanë një flamur, një gjuhë, një kulturë dhe të njëjtën histori.
Kryeministri Edi Rama është takuar në Mynih, në Konferencën e Sigurisë, me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti.
Nga fotot e publikuara jepet përshtypja e një takimi të ngrohtë mes dy liderve shqiptarë pavarësisht tensioneve që kanë shoqëruar në disa raste marrëdhëniet mes tyre në të kaluarën.
Më herët Rama u takua në Mynih edhe me presidenten, Vjosa Osmani.
Në Mynih, Rama është takuar me udhëheqës të ndryshëm nga rajoni dhe më gjerë, ndërsa mbajti edhe një diskutim.