Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u përball sot për herë të parë me liderët europianë, pas vizitës së tij në Rusi, e cila u kthye në një çështje diskutimi.
Teksa u pyet nga mediat pas mbërritjes së tij në Tiranë për këtë, Vuçiçu shpreh se e kishte parashikuar se do të sulmohej pas vizitës së tij. Por shtoi se do të marrë përgjegjësi për gjithçka, në mënyrë që Serbia të mos paguajë për të.
“Besoj se mund të përparojmë në rrugën evropiane. Ata vunë në dukje ndryshimin e situatës gjeopolitike, folëm për krahasimin me vitin 2022 dhe tani besojmë se e gjithë kjo mund të shkojë më fort dhe më shpejt. Do të keni mundësi, ata do të sigurohen që të harmonizohen aty ku munden, po flas për Amerikën dhe Evropën. Pra, kjo na jep një mundësi shtesë për të përparuar në Evropë”, u shpreh Vuçiç, ndërsa shtoi se ka një takim shumë të rëndësishëm përpara me Presidentin e Parlamentit Evropian Antonio Costa, Ursula von der Leyen dhe Donald Tusk.