Gjatë bashkëbisedimit në Portin e Durrësit, një transportues parashtroi shqetësimet e tij ndaj kryeministrit Edi Rama. Fillimisht për sheshin e trageteve dhe moskoordinimin me efektivët e Policisë.
-Unë kisha 2 shqetësime. Ta shikojë gjithë Shqipëria urdhrin për heqjen e skanerit, kjo për mua ka rëndësi. Na bëri nder! Me Drejtorinë e Doganave ligjet janë të përsosura, por nuk i zbatojnë këta.
Pjesë nga diskutimi:
Edi Rama: Tregohu konkret!
-Konkret jam unë! Një kamion ka ngarkuar për 3 qytete, për çfarë është kjo? Një kamion është, lekët i merr shteti.
-Edi Rama: Kjo është shumë teknike për mua.
-Shqetësimi i dytë është për sheshin e trageteve, nuk merr më shumë se 200 makina.
Edi Rama: Do durojmë dhe pak sa të kemi portin e ri.
– Jo ajo është urgjente, të paktën me zhavorr të spostohet pak gardhi…
Edi Rama: Po të na japësh ndonjë lek e bëjmë ne. (Qesh)
-Dhe e treta, puna e Policisë. Policia, do fillojë kap makina e sill këtu, nuk kemi 2 policë që të rrijnë aty dhe të përpunojmë, se ne kemi materiale të ndryshme.
Edi Rama: Marrëveshja për këtë do nënshkruhet.