Politikë

Denigrimet ndaj shqiptarëve, Starmer: Qasja ime e ndryshme nga paraardhësit!

Shkruar nga Liberale

Denigrimet ndaj shqiptarëve, Starmer: Qasja ime e ndryshme nga

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, në konferencën që zhvilloi me kryeministrin Rama, mes të tjerash u pyet në lidhje me denigrimin e bërë ndaj shqiptarëve atje. 

Starmer u shpreh se preferon të mos komentojë paraardhësit e tij, por shtoi se se qasja e tij është e ndryshme dhe kjo tregohet me faktin që ai është sot i pranishëm në Shqipëri.

“Fakti që unë jam kryeministri i parë britanik që jam këtu në këtë vizitë dypalëshe, duhet të shikohet edhe si një deklaratë qëllimi për mënyrën se si e shikojmë Shqipërinë dhe Kryeministrin Rama. Nuk dua të bëj komente për kryeministra të mëparshëm, por qasja ime nuk është me megafon, por është ajo që bën punën e fortë dhe zgjidh problemet me të cilat ne duhet të përballemi.  Nuk dua të bërtas për problemet, por dua të përvesh mëngët dhe të jem pragmatist e t’i zgjidh këto çështje dhe këtë e kemi treguar gjatë muajve dhe viteve të shkuara. Kjo ka qenë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet madje edhe punën e përbashkët që  ne kemi parë sot të autoriteteve ligjzbatuese”, tha kryeministri Starmer.

Ndërkohë Rama theksoi se ofendimi nuk ka qenë nga Kryeministra britanik, por persona të tjerë në Britani. Sipas Ramës, ato persona, duke iu referuar ish-sekretares së Punëve të Brendshme, Suella Braverman, i kanë zënë “mallkimet” e shqiptarëve dhe janë jashtë parlamentit britanik.

“Na duhet të jemi të drejtë dhe mos të harrojmë, që nuk është se ka qenë ndonjë kryeministër britanik që ka ofenduar apo ka treguar me gisht shqiptarët, kanë qenë individë të tjerë që e kanë bërë, megjithatë nuk është justifikim, sepse ishin zgjedhur nga populli britanik me votë. Megjithatë mallkimi nuk ishte shumë i mirë, pasi mallkimi u kthye dhe tani janë jashtë parlamentit”, u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH