Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ në Vorë dhe Kashar, ku edhe foli për mbështetje ndaj familjes dhe bizneseve të reja, nëse më 11 maj do të votohet platforma e tij qeverisëse.
Pjesë nga fjalimi i Berishës:
Rama po bën fushatë vulgare. Ai kërkon të spostojë vëmendjen nga problemet e familjes shqiptare, do hiqet mesatarja, tarifat do pjestohen me tre apo katër herë, pas studimeve do mbështeten për punësimin, qeveria do paguajë një vit sigurimet sipërmarrësit që do punësojë një të ri, do paguajë shpenzimet para se të rinjtë të nisin punën, kredi të vogla për start-upet, një çati për çift, zotimi ynë para tyre, do u mbulojë një grant prej 30 mijë eurosh. Ata me tri fëmijë kredinë do ta kenë të paguar tërësisht nga qeveria. Familja shqiptare pas 11 majit do të ketë mundësi të tjera, rroga minimake nuk do jetë kurrë nën 500 euro, rroga mesatare 1200 euro, mbi minimale me një vendim qeverie rriten me 13%, do ulim tatimin mbi të ardhurat personale nga 23 në 10%. Do investohet për arsimin, sot është në rrokullisjen më të madhe në botë.