“Në 100 ditët e para, do të ketë 0 varfëri ekstreme”. Ky ishte premtimi i kryetarit të PD, Sali Berisha në takimin me qytetarët në Fier. Kryedemokrati zbuloi se si PD do të rrisë pagat dhe pensionet brenda 3 muajve.
Një përgjigje pati edhe për Kryeministrin Edi Rama, i cili e cilëson PD një kënetë.
Akuzat për korrupsion nuk i kurseu për drejtuesen politike të PS në Fier, Belinda Balluku.
Paralajmëroi edhe investitorët strategjikë të mos prekin tokat e shqiptarëve.
Më herët, Berisha u takua me qytetarët në Vorë nga ku tha se Rama përdor fjalor të papërshtatshëm për të hequr vëmendjen nga dështimet e qeverisë.
Kryetari i PD thotë se vota kundër PS në zgjedhjet e 11 Majit është kontribut në luftën kundër korrupsionit dhe nisja e procesit për ngritjen e Shqipërisë Madhështore.