Showbiz

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, dyshja po vazhdon romancën jashtë? FOTOJA që tregon gjithçka

Shkruar nga Liberale

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, dyshja po vazhdon

Loredana Brati, ish-banorja e dashur të edicionit të fundit të Big Brother VIP, dje festoi ditëlindjen në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, të mbushur me dashuri nga familja dhe miqtë e saj. 

Ish-banorja e BBV ndau në rrjetet sociale me ndjekësit, një sërë fotosh ku shfaqej e buzëqeshur duke u fryrë qirinjve.

Sigurisht ajo që nuk mund të kalonte pa u vënë re ishte urimi i Jozit.

Në një postim në Instagram, ai shkroi: “Urime ditëlindja”, duke e shoqëruar me një emoji ylli, një gjest i thjeshtë, por mjaft domethënës që lë të kuptohet se romanca mes tyre po vazhdon. 

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, dyshja po vazhdon

Gjatë një interviste më herët, Loredana tregoi se lidhja me Jozin ka kaluar përmes një periudhe të vështirë, pas incidentit që ndodhi gjatë largimit të Jozit nga shtëpia e Big Brother, ku ai goditi Gjestin me një shuplakë. Por megjithatë, ajo theksoi se është ende e dashuruar me të dhe ndjenjat që ka për të nuk mund të fshihen kaq lehtë. Gjithashtu Loredana tha se mban ende unazën që Jozin ia kishte dhënë brenda shtëpisë së famshme.

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH