Politikë

Berisha prezanton sot kandidatët në Himarë, kush po e shoqëron kreun e PD-së?

Shkruar nga Liberale

Berisha prezanton sot kandidatët në Himarë, kush po e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet sot ku do të bëjë prezantimin e kandidatëve të koalicionit opozitar PD-ASHM, në këtë qytet në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në Himarë lideri i PD u shfaq i shoqëruar nga Fredi Beleri, ish-kandidati i PD për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet vendore dy vite më parë, por u arrestua për shitblerje votash.

Beleri më pas kandidoi për eurodeputet në zgjedhjet e Parlamentit Evropian nën siglën e partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe siguroi një vend në të.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ish-kandidati tjetër për zgjedhjet e Himarës, Petro Gjikuria si edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH