Politikë

PD kërkesë KQZ: Tregoni dokumentat që emigrantët e kanë marrë dhe dorëzuar vetë votën

Shkruar nga Liberale

PD kërkesë KQZ: Tregoni dokumentat që emigrantët e kanë

Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon vendosjen në dispozicion të të gjithë dokumentacionit teknik dhe ligjor që lidhet me procesin e votimit të diasporës, me theks të veçantë në mënyrën e shpërndarjes dhe grumbullimit të zarfeve nga kompania ndërkombëtare postare DHL.

Në kërkesën drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, PD ngre shqetësime serioze për integritetin dhe transparencën e këtij procesi, duke theksuar se janë raportuar dhe dokumentuar gjerësisht në media raste të dyshuara shkeljesh që, sipas saj, nuk kanë marrë ende një përgjigje apo zgjidhje nga KQZ.

PD kërkon ndër të tjera që KQZ, si autoriteti kontraktor në marrëveshjen me DHL, të sigurojë dokumente që provojnë se çdo zgjedhës jashtë vendit ka marrë dhe dorëzuar personalisht zarfin me fletën e votimit, ka firmosur për marrjen e tij dhe ka paraqitur një mjet identifikimi. Në rast të mosplotësimit të këtyre kushteve, PD kërkon të vërtetohet kthimi i zarfit në KQZ.

Partia Demokratike nënvizon se ky informacion është thelbësor për garantimin e besueshmërisë së procesit zgjedhor dhe kërkon një përgjigje të menjëhershme nga Komisioneri Shtetëror.

 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH